Sassuolo dhe Fiorentina dhurojnë spektakël, vendos Defrel në frymën e fundit

by admin
Spread the love

Pas Interit në “Giuseppe Meazza” preja e radhës e Sassuolos është Fiorentina. Ekipi i Alessio Dionist mposhti në shtëpi Fiorentinën me rezultatin 2-1 pas golit të Defrel në frymën e fundit të takimit.

Ndeshja pati një ritëm të kënaqshëm me të dyja ekipet që kishin objektivin e njëjtë. Të dy ekipet u hodhën në sulm për të kërkuar golin, por ishte Sassuolo që e gjeti i pari me anë të Traore.

Një depërtim i mirë në zonë, i ndihmuar edhe nga një gabim i mbrojtjes së Fiorentinës bëri që mesfushori nga Bregu i Fildishtë të gjente hapësirën e duhur në zonë për të çuar topin në cepin e portës e më pas ta ndalte në rrjetë.

Do të ishte sërish Sassuolo që do të kishte një tjetër rast të rrezikshëm, por tranversa ndali gjithçka duke e lënë rezultatin të pandryshuar. Ndërkohë që Fiorentina u përpoq të reagonte me anë të Piatek, por ky i fundit shpërdoroi një rast të pastër shënimi nga fare pranë portës.

Gjithçka dukej se u bë më e lehtë për Sassuolon kur Giacomo Bonaventurën e lanë nervat dhe në minutën e 79 arbitri i ndeshjes u detyrua ta largonte nga fusha me karton të kuq. Megjithatë, Fiorentina nuk dorëzua në asnjë moment dhe gjeti golin e baraspeshës me blerjen e re Arthur Cabral.

Një top i mirë nga Saponara në brendësi të zonës gjeti të vetëm Cabral që me portën e boshatisur nuk fali. Kur gjithçka pritej të mbyllej në barazim, ishte Defrel ai që çoi peshë stadiumin duke shënuar në sekondat e fundit të takimit për t’i dhënë tre pikët Sassuolos.

Kështu, Fiorentina nuk ia doli dot të merrte të paktën një pikë nga ky takim dhe qëndron në vendin e shtatë në kuotën e 42 pikëve. Nga ana tjetër, Sassuolo ngjitet në vendin e 10-të në kuotën e 36 pikëve. /oversport.tv

You may also like