Sasi shtesë e energjisë elektrike do të sigurohet nga prodhimi vendor

by admin
Spread the love




Në kuadër të seancës së mbrëmshme, Qeveria informoi se është miratuar informacioni në lidhje me Planin për prodhim të Shoqërisë Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi të shtetit, për muajin shkurt dhe mars 2022.
Sipas kësaj, është sjellë vendim që të vazhdohet masa me të cilën sasia shtesë e energjisë elektrike do të sigurohet nga prodhimi vendor, gjegjësisht nga Shoqëria për prodhim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes “Te-To” ASh Shkup e cila do të punojë shtatë ditë në javë gjatë periudhës prej 00:00 deri në ora 24:00 të ditës së nesërme, gjatë periudhës prej 1 shkurt 2022 deri më 31 mars 2022.

Nga Qeveria thonë se SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup do ta blejnë energjinë e prodhuar të Shoqërisë për prodhim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes “Te-To” ASh Shkup në përputhje me të drejtat dhe detyrimet nga marrëveshja e ndërsjellë për blerjen e energjisë elektrike.


You may also like