SASHK-u refuzoi ofertën e Qeverisë, edhe sot vazhdon greva

by admin
Spread the love




Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov pas mbledhjes së Këshillit të SASHK u shpreh se janë shqyrtuar pikat dhe është diskutuar rreth propozimit të Qeverisë së Maqedonisë.

Nedellkov tha se 380 organizata sindikale jane për vazhdim te grevës, dhe 83 për ndalim, ndërsa nga nga 83 që kanë qenë për ndalim të grevës, shumica kanë qenë organizata sindikale të çerdheve, andaj çerdhet nga e mërkura nisin të punojnë, ndërsa greva në arsim vazhdon.
“Pjesa më e madhe janë nga sindikatat për mbrojtje të fëmijëve, ndërsa për vazhdimin e grevës janë deklaruar sindikatat nga shkollat fillore dhe të mesme. Duke parë rezultatet grave në shkollën fillore dhe të mesme vazhdon deri në gjetjen e zgjidhjes”, tha Nedellkovski.
Nedellkov po ashtu theksoi ditën e mërkurë më 4 maj përgatit protestë para qeverisë.

Ai bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të pranojnë ofertën e tyre, siç janë rritja e rrogës dhe respektimi i Marrëveshjeve kolektive.


You may also like