Sarri: S’mendoj për Napolin, më të mirët kundër Portos! Pedro jo aq keq

by admin
Spread the love

Maurizio Sarri, trajneri i Lazios, ka dalë në konferencë në prag të ndeshjes kundër Portos në Europa League. Tekniku italian theksoi se mendojnë vetëm për duelin kundër portugezëve dhe jo për sfidën e së dielës në kampionat ndaj Napolit.

“Ne do të mendojmë për Napolin nga e premtja. Unë do të zgjedh formacionin më të mirë për përballjen kundër Portos. Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Vlerësimet e mia i bazoj në gjashtë muaj, jo në 7 ditë. Kam pasur ndjenja pozitive pas ndeshjes së parë kundër Porto. Skuadra u përball me vështirësi me kokën lart. Gjithashtu edhe në ndeshjen kundër Udinese, ku ne reaguam”.

“Immobile në formacion? Do të shohim sot dhe do të vendosim nesër. Ai qëndroi jashtë për vetëm 6 ditë. Sa i takon Accerbi, ai nuk ka luajtur për 45 ditë dhe nuk është në maksimumin e tij. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë fizikisht. Të shohim nëse do e kemi në pankinë këtë herë.

Pedro? Dëmtimi i tij nuk duket aq i keq sa u shfaq të dielën. Nuk e di ende kohën e rikuperimit. Trajtimi me kortizon do e kishte përshpejtuar rikthimin e tij në lojë, por rregullat antidoping nuk e lejojnë këtë. Nuk e kuptoj, unë nuk kam parë kurrë asnjë lojtar duke përdorur kortizon”, tha Sarri. / oversport.tv

Foto: S.S.Lazio, Twitter

You may also like