Saranda Imeri reagon për shkarkimin e Bashkim Hasanit

by admin
Spread the love





Sekretarja për barazi gjinore në BDI, Saranda Imeri e cila gjithashtu është pjesë e “Grupit të zjarrit” i ka kërkuar BDI-së se ka kohë deri të hënën për të reflektuar. Pas vendimit për shkarkimin e zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Hasani, i cili për këtë post ishte propozuar nga BDI e Gostivairit, Imer i ka pyetur deputetët e kësaj zone se vallë votuesi i votoi dhe i përkrahu aktivisti i BDI-së që të votojnë në Kuvend për shkarkimin e kuadrove nga Gostivari, i cili edhe ashtu sipas saj shumë pak është i përfaqësuar në nivel qendror. Imeri më tej ka shtruar pyetjen BDI-së se a mendon se sa e sa aktivistëve të kësaj partie në Gostivar nesër do t’u mohohet punësimi apo të largohen nga puna, pikërisht nga kuadrot e ASH-së, që do të votohen në Kuvend. Më tej Imeri theksoi: “Merrni dhe dëgjoni premtimet tuaja në fushatën zgjedhore të vitit 2020, meqë ndoshta i keni harruar dhe ju kujtohen.

Sipas Saranda Imerit aktivisti nuk do tua harrojë kurrë nëse nesër ia merrni kafshatën e gojës në krizë ekonomike me këtë veprim tuajin”. Në fund sekretarja për barazi gjinore në BDI u apelon deputetëve të Gostivarit që të ulen dhe të reflektojnë deri të hënën. Bashkim Hasani, zv/ministër aktual i mbrojtjes u gjet në listën e shkarkimeve të Kovaçevskit, për tu zëvendësuar me kuadër të Aleancës. Hasani, njëjtë sikurse Imeri është në Grupin e Zjarrit dhe jo atë të Grubit. /Alsat.mk







Artikulli paraprakAmbasada britanike në Prishtinë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi
Artikulli tjetërBie besimi i qytetarëve ndaj institucioneve




You may also like