Sarah zbulon zënkën e fundit me Pm që ka të bëj me koncertin e Malumës në Tiranë

by admin
Spread the love

Motrat Berisha, Sarah dhe Ditea ishin të ftuara në “Pardon My French” ku folën jo pak për jetën private dhe atë profesionale.

Që prej përfundimit të Big Brother Vip marrëdhënia mes Sarës dhe PM dhe daljet e tyre publike janë pjesa që kanë marrë më shumë vëmendje.

Jonida dhe Elona bënë pyetjen e gjithë kuriozëve që ndjekin në distancë romancën Sarah-PM, për çfarë zihen më shpesh?

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri,” – u shpreh Sarah.

Ata janë komentuar si një nga çiftet më reale që kanë dalë nga reality show i BBV, e sigurisht motra e saj Ditea nuk mund të ishte më e lumtur.


You may also like