Sarah merr befasinë e ëmbël, kush është personi që ia sollën brenda shtëpisë? – Shqip

by admin
Spread the love

23:41 | 9 Nentor 2021

Sarah është ndër banoret e reja të BBVIP.

Ajo sot u befasua nga Big Brother VIP dy herë rradhazi, shkruan lajmi.net.

Së pari konkurrentja dhe Dj PM u ftuan në dhomën e surprizave nga Arbana, të cilën u befasuan kur panë ambientin romantik të përgatitur për ta.

Biseda e Arbanës me Sarën dhe Dj PM për marrëdhënien e tyre shkoi mirë, mirëpo Sarah nuk e dinte se atë po e priste një befasi edhe më e madhe se vetëm dhoma e rregulluar për të.

Pas largimit të Dj PM, Sarah u emocionua edhe më tej nga hyrja e motrës së saj në dhomën e surprizave duke bërë që konkurrentja të përlotej nga gëzimi.

Sarah u përqafua dhe bisedoi me motrën e saj, derisa edhe u shfaq mjaft e emocionuar për befasinë e bërë nga BBVIP./Shqip/

You may also like