Sarah Berisha tregon për ulje-ngritjet në çift dhe pse nuk e ka zëvendësuar Jona Spahiun

by admin
Spread the love

Sarah Berisha në një intervistë për “Prive”, zbuloi të pathëna për jetën e saj pas daljes nga BBV. Pas mbylljes së kësaj eksperience ajo ka nisur rrugëtimin si moderatore dhe po ashtu vijon lidhjen me PM.

Por, si po shkon lidhja e tyre jashtë kamerave? Instagrami na ka treguar anën më të ëmbël të saj, ndërsa vetë Sarah tha se edhe ata kanë luhatjet e tyre si çdo çift por shkojnë shumë mirë pavarësisht distancës.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. Prishtina është ndër vendet e mia të preferuara dhe më pëlqen shumë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa”, tha Sarah.

Lidhur me eksperiencën e saj si moderatore në “Kosherja Show” ku më parë ka qenë prezantuese Jona Spahiu, Sarah tha se nuk i ka zënë vend askujt.

“Nuk i kam zënë vendin askujt. Vendi ishte i lirë sepse nuk shkova unë për të kërkuar punë, erdhën ata. Kështu që nuk i kam zënë vendin askujt”, pranoi Sarah./revistawho.com

You may also like