Sara bën deklaratën e dyshimtë pas zërave se është në pritje të ëmbël

by admin
Spread the love

Së fundmi, në rrjet u aludua se Sara dhe PM do të bëhen prindër.

Shkak u bënë disa foto të Sarës nga festa e Monika Lubonjës, ku barku i saj është konsideruar më i rrumbullakosur si zakonisht.

Blogerja nuk i la thashethemet të qarkullonin për shumë gjatë, duke shkruar në Instastory “Çun apo gocë dini gjë ju?”.

Por sot Sara ka bërë një tjetër postim që ka rinisur sërish thashethemet.

Ajo ka shpërndarë një postim ku tregon një detaj për jetën prindërore të shumë njerëzve.

“Unë si një prind”, shkruhet në postimin ku shihen babai duke bërë foto me dy personmazhe të animuara teksa fëmija i shikon.

Sarah kështu ka treguar karakterin e saj të çiltër e jo domosdoshmërisht duhet të jesh shtatzënë që të tregosh se si e mendon veten si prind.

Blogerja tha pak kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa”, tha Sara në një intervistë për Prive.


You may also like