Sapo të dalë ai do t’i bëjmë të gjitha adetet

by admin
Spread the love

Kiara Tito mori propozimin për martesë nga Luizi mbrëmjen e së shtunës, në një natë mjaft speciale për të. Me një unazë madhështore këngëtari i kërkoi moderatores që të martohej me të, e sigurisht që përgjigjja që mori ishte “Po”.

Unaza ishte ajo që tërhoqi vëmendje dhe duket se e mahnitur nga unaza që këngëtari i dhuroi Kiarës është padyshim edhe gjyshja e Kiarës, Leta. Moderatorja ka publikuar së fundmi një video me reagimin epik të gjyshes së saj në “InstaStory”, ku dëgjohet teksa ajo thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.

“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni  dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë.

Do përgatitemi tani për dhënrin që t’ i vemë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them është se e falenderojmë shumë, që është një djalë i mirë një djalë i sinqertë, një djalë i mrekullueshëm”, dëgjohet të thotë Leta.

You may also like