Sanksionohen 136 shoferë në Shkup, 60 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 136 masa, nga të cilat 60 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Shtatë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për vozitje nën efektin e alkoolit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB

 

MARKETING




You may also like