Sanksione shtesë nga Prishtina, edhe Wagner-i në listë – Shqip

by admin
Spread the love

Prishtina zyrtare vendos të shtojë sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, duke iu bashkuar kështu paketës së re të masave të propozuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas numrit dy të qeverisë kosovare, Besnik Bislimi, sanksionet e reja kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve. Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Prishtina zyrtare ka ndaluar edhe importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Sanksionet përfshijnë dhe grupimin famëkeq Wagner, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi, i përfolur për krime lufte në Ukrainë.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit. /tesheshi.com/

You may also like