Sanksione për Samsonenkon dhe të ëmën e Kamçevit! – Shqip

by admin
Spread the love

SHBA-JA I FUT NË LISTË TË ZEZË 10 INDIVIDË NGA BALLKANI

Ratka Kunoska – Kamçeva, e ëma e biznesmenit Orce Kamçev, biznesmeni rus me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, Sergej Samsonenko dhe bashkëshortja e tij, Irina Samsonenko, janë personat e rinj  nga Maqedonia e Veriut që kanë përfunduar në “listën e zezë” të SHBA-së.

Sipas Raportit të Ministrisë amerikane të financave, të tre ndërlidhen me Orce Kamçevin, I cili ishte futur në “listën e zezë” amerikane më 19 korrik të këtij viti, si një nga personat që minojnë ose cënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit ose veprimeve tjera destabilizuese.

Arysetimi për vendosjen në “listën e zezë” amerikane për çiftin bashkëshortor Samsonenko dhe nënën e Kamçevit, janë transaksionet e implikuara në rastin “Parcelat në Vodno”, ku Samsonenko kishte dëshmuar, kurse Kamçeva bashkë me të birin ishin akuzuar për larje parash.

Në “listën e zezë” të përditësuar, Agjencia për kontrollin e pronave të huaja në Ministrinë e Financave të SHBA-së, sanksionoi edhe disa firma që lidhen me Kamçevin dhe Samsonenkon.

Bëhet fjalë për firmat “Bet Siti International”, “Kamçev Konsalting”, “Orka Finance”, “Orka Holding” dhe “Sistina Life Care Center”.

Krahas tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut, në “listën e zezë” amerikane janë shtuar edhe 7 persona tjerë nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe 15 firma tjera nga rajoni dhe Rusia. /KlanMacedonia/

You may also like