“San Siro” kundër luftës në Ukrainë, Shevchenko ka një mesazh për tifozët

by admin
Spread the love

Pak minuta para se të fillonte derbi i Kupës së Italisë Milani transmetoi në ekranet e mëdhenj të “San Siros” një videomesazh të Andriy Shevchenko kundër luftës në Ukrainë:

“Të dashur miq italianë, nga “San Siro” ju kërkoj që të bëni të ndihet mbështetja juaj për paqen në Ukrainë. Populli ukrainas do paqen, sepse paqja nuk ka kufij, sepse ajo që na bashkon duhet të jetë më e fortë se ajo që na ndan. Ta ndalojmë së bashku këtë luftë. Një përqafim për të gjithë”, ka thënë legjenda kuqezi.

Në të gjitha ulëset e stadiumit kishte flamuj të Ukrainës ku shkruhej “paqe”, duke mbështetur vendin pas agresionit rus.

Milani zbriti në fushë me një fanellë speciale për nxehjen: një bluzë e bardhe ku përpara ishte stampuar flamuri ukrainas dhe fjala paqe. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter

You may also like