“Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike”, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë

by admin
Spread the love

Avokat Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin ‘Breaking; ka komentuar mesazhet e ish-kryeministrit Sali Berisha pas paralajmërimeve nga ambasadorja Yuri Kim.

Në fjalën e tij Ngjela është shprehur se Berisha aktualisht është në gjendje të rëndë psikologjike megjithatë është duke folur broçkulla dhe duke mbledhur për ngushëllim vetëm disa njerëz pas vetes.

Komenti i Ngjelës:

“E kuptoj që Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike sepse është i akuzuar nga superfuqia e botës por flasin broçkulla. Blinken s’ka gjë në dorë, ai është Sekretar Shteti. Këtë punë e bën FBI, jo Blinken. E di Saliu këtë punë por ai e bënë për të mbledhur të tjetrët rreth vetes.”– tha Ngjela.

You may also like