Salihu: Nga perspektiva e një artisti inteligjenca artificiale nuk është imazh i këndshëm (VIDEO)

by admin
Spread the love

Muzikanti Genc Salihu, tha se zhvillimi i inteligjencës artificiale deri në pikën që artificialisht të mund gjenerohet art është një imazh jo i këndshëm nga këndi i një artisti.

“Prej perspektivës së një artisti i cili punon dhe jeton dhe duhet të paguaj taksa nuk është ndonjë imazh i këndshëm, është paniku i jetës së një njeriu i cili e ka zhvillu një karrierë në një fushë të caktuar dhe përnjeherë ndodhë një shkundje e madhe dhe ai njeri praktikisht del prej lojës” tha Salihu.

Salihu tha se në këtë pikë është vështirë të vlerësohet se çka do të ndodhë në të ardhmen në fushën e inteligjencës artificiale, por ajo që dihet është se do të prodhoj ndryshme rrënjësore në vetë natyrën e njeriut.

“Nëse kjo që po ndodhë është revolucion i ngjashëm me revolucionet e mëdha që kanë ndodhur, revolucioni bujqësor, industrial, nëse është një revolucion i tillë atëherë do të prodhoj ndryshime të jashtëzakonshme, rrënjësore shoqërore të vetë natyrës së njeriut, të komponentëve të jetës tonë, madje jemi duke trokitur në derën e post-humanizmit ku do ta ndryshojmë natyrën tonë, ndoshta edhe duke i ngritur kapacitetet e intelegjencës tonë” tha Salihu në Rubikon të Klan Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like