Salianji demaskon Bashën: Dha dorëheqje false, po realizon projektin për t’u rikthyer si lider në PD zyrtare

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh kundër drejtimit të PD nga Sali Berisha apo rikthimin e Lulzim Bashës. Përpara dy ditësh, në “A2 CNN”, ai u shpreh se ish-kryeministri po e trajton selinë blu si pronën e tij, ndërsa akuzoi Bashën se po bën lojë për të rimarrë sërish drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

“Një nga elementët që unë kam thënë në publik dhe që e kam kundërshtuar rikthimin e z. Berisha, ka qenë që nuk mund të jemi me konceptimin e pronësisë së partisë. Tani ai po pronëson atë partinë e vogël që i ka mbetur, por e mban edhe me gjykatë peng, ashtu siç po mbahet, për të kthyer kë? Për t’u rikthyer prapë dhe të vijmë në shtator këtu dhe të diskutojmë rikthimin e madh të Bashës?”, deklaroi fillimisht deputeti demokrat.

Madje, ai shkon më tej në akuzat ndaj Bashës duke thënë se ai po realizon një projekt me një dorëheqje false me qëllim pritjen e humbjes së “Foltores” në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 për t’u rikthyer në PD zyrtare. Salianji i konsideroi si mashtrim dhe farsë negociatat e disa kohëve më parë mes dy fraksioneve demokratë për bashkim përpara zgjedhjeve të ardhshme, të cilat nuk dhanë rezultat.

 

“Jua kam thënë që ky është projekt. Nuk ka diskutim fare. Nuk ka një dorëheqje. Pra, për aq kohë sa ka influencë, ai e drejton atë pjesë aty që i ka mbetur. Do ta shikoni që me kohën pas zgjedhjeve do të kemi prapë këtë qëndrimin që, ja ku jemi, u rikthyem sepse edhe këta nuk ia dolën dot e kështu me radhë.Për çfarë i duhet ky projekt minimalist, i pavlerë elektoralisht Lulzim Bashës?E kam thënë që e gjithë kjo pjesa e negociatave ishte thjesht për t’i hedhur hi syve publikut që, ja ne e bëmë përpjekjen. Që kur nisi kjo gjë, dihej se ku do të shkonte, sepse gjithsecili kishte interesat personale”, vazhdoi më tej deputeti i qarkut Korçë.

You may also like