Sali: Premtimet e parealizuara po ju kthehen si bumerang, sot kemi pakënaqësi masive kundër Visarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Padrejtësia ndaj Çairit është bërë në momentin kur është miratuar ligji për ndarjen territoriale në vitin 2005. Kështu tha Bekim Sali në emisionin debativ në TV SHENJA, ku shtoi se prej aty ka filluar getoizimi i Çairit.

“Kjo është bërë për shkaqe politike për të fituar në një zonë tjetër. Getoizimi pas ndarjes territoriale po shihet se dita ditës, zonat e getoizuara po shtohen dhe ne jo se vetëm tani, ne tërë kohës prej kur jemi aktivizuar në politik, ne kemi vizituar këto lagje dhe jemi të vetëdijshëm për procesin e shkatërrimit që po ndodhë. Në emër të lirisë së ndërtimit, ose në emër të mungesës së ligjit për ndërtim ata kanë lejuar ndërtime të egra të shumta dhe duke gjetur hapësira në ligj ata kanë miratuar ndërtimin e gjithë asaj që e shohim ne në Çair. Në fakt, zgjidhja e vetme për Çairin është të bëhet një plan i ri i cili do të jetë i analizuar i shqyrtuar mirë nga një kompani ose eventualisht nga një institut ndërkombëtar i cili në kurikulumin e tyre kanë zgjidhje”, tha Bekim Sali.

Bekim Sali tha se ajo që është premtuar e dinë gjithë banorët e Çairit, ndërsa ajo që është realizuar është e barabartë pothuajse me zero.

“Parkingje në kate, efikasitet energjetik, klinikë në Gazi Babë, qendër rinore në Seravë, çdo lagje kishte një premtim madhor për t’ua krijuar një mjegull të madh popullatës dhe atë mjegull ta shfrytëzojnë si ujku për ta grabitur pushtetin. Por ajo është kthyer si bumerang, sot keni pakënaqësi masovike , kjo është normale, mandati është katër vjeçar, nuk është pa fund”, deklaroi Sali.

You may also like