Sali: Ende është herët për heqjen e plotë të masave ndaj Covid-19

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se ende nuk jemi gati për heqjen e plotë të masave të vendosura si pasojë e pandemisë me Covid-19.

Sali deklaroi se sipas analizave nga monitorimi vlerësohet se ende nuk është koha për të shfuqizuar plotësisht masat apo reduktimin e tyre.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Një nga treguesit është numri i të sapoinfektuarve, por tregues i rëndësishëm është numri i pacientëve të shtruar në spital. Sipas asaj situate, ne nuk jemi ende gati të reduktojmë masat”, tha ministri Sali, duke theksuar se disa nga kovid-qendrat në vend janë të mbyllura dhe se nuk ka nevojë për shtretër shtesë.


You may also like