Sali Berisha tha se do mbajë Kuvendin në ambientet e stadiumit Air Albania nëse nuk do ketë shi, meterologia zbulon surprizat

by admin
Spread the love

Meterologia Adiola Bani ka zbuluar si do të jetë moti përgjatë kësaj jave. Ajo tha se nga dita e nesërme do të ketë një ndërprerje të reshjeve të shiut, dhe ulje të temperaturave, situatë e cila do të jetë e përkohshme.

Reshjet me intesitet të lartë pritet që të rikthehen nga e premtja, dhe të vazhdojnë në fundjavë.

Moti me reshje shiu në fundjavë duket se vë në pikëpyetje dhe mbajtjen e Kuvendit të PD-së që është parashikuar të shtunën në ambientet e stadiumit Air Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në rast se moti do të ishte i mirë, Kuvendi do të mblidhej në stadium, por tashmë duket se do të duhet një skenar dhe plan B.

You may also like