Sali Berisha: Protestat do të fillojnë shumë shpejt, ne do të bëjmë gjithçka që diaspora të votojë

by admin
Spread the love

Në diskutimin me qytetarë online, kryetari demokrat Sali Berisha, tha se protestat do të nisin shumë shpejt, duke bërë të ditur protestat do të vazhdojnë ku do të jenë shpresë për shqiptarët.

“E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama.

Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme.
Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos”, tha Berisha.

Ai premtoi po ashtu se diaspora do të votojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne do bëjmë gjithçka që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Por do bëjmë gjithçka për një bashkëpunim sa më të ngushtë me diasporën shqiptare. Do krijojmë të gjitha mundësitë që diaspora të investojë në Shqipëri, të angazhohet në institucionet administrative, zyrtare politike të vendit. E konsiderojmë diasporën një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar me një të ardhme të sigurtë”, tha Berisha.

You may also like