Salernitana nuk ndalet, zyrtarizon dy blerje në një ditë, priten edhe dy të tjera

by admin
Spread the love

Walter Sabatini nuk po ndalet gjatë këtij sesioni merkatoje duke afruar edhe dy lojtarë të tjerë. I pari vjen nga Torino dhe është Simone Verdi. Sulmuesi i njohur italian është përforcimi më i ri dhe pritet të japë ndihmën e tij për të luftuar për mbijetesë.

Ndërkohë, përforcimi tjetër vjen nga Brazili. Bëhet fjalë për mesfushorin e Corinthians, Ederson. Ai zbarkoi në Itali për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që zyrtarizimin e ka dhënë më parë vetë klubi brazilian nëpërmjet një komunikate në faqen e saj.

Megithatë, Sabatini nuk pritet të ndalet me kaq. Ai është në negociata për të afruar edhe dy lojtarë të tjerë. Behët fjalë për Armando Izzo po nga Torino dhe Lys Mousset. Ky i fundit aktivizohet te Sheffield United. /oversport.tv

You may also like