Salah: S’dua të bëj lajme për kontratën! Ka shumë gjëra që nuk i dinë njerëzit

by admin
Spread the love

Mohamad Salah ka dhënë një intervistë për “Sky Sports UK” dhe sigurisht tema për të cilën të gjithë duan të mësojnë diçka është e ardhmja e sulmuesit.

Ai ka kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe i është ofruar rinovimi. Kohët e fundit është folur edhe për një akord, por Salah nuk e konfirmon e as e hedh poshtë.

“Rinovimi? Nuk mund të them po ose jo. E kam thënë disa herë që dua të rinovoj, por shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë. Nuk është një situatë për t’u zbuluar tani pasi është një moment shumë delikat.

Që skuadra të fitojë, nuk mund të bëj lajme dhe të flas për kontratën time. Unë fokusohem vetëm tek ekipi dhe kaq, nuk është koha për të qenë egoist”, është shprehur Momo Salah. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook

You may also like