Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë, Klodiana Lala zbulon detajet e papritura

by admin
Spread the love

Teksa ditën e sotme pritet të të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri, nuk dihet nëse do të zhvillohet gjyqi. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live u shpreh se seanca gjyqësore pritet të të nisë në orën 10:00.

Por duke marrë shkas nga dorëheqja dje e Daniela Shirkës, gjyqtare e çështjes Tahiri, duket se mund të ketë një shtyrje të kësaj seance.

Sipas Lalës, me shumë gjasa seanca gjyqësore edhe mund të shtyhet, pasi gjyqtari Kalaja do të kërkojë kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze, e cika ka vite që kalon nga njëra shkallë e gjyqësorit te tjetri. Po ashtu Lala theksoi se Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

You may also like