Saelemaekers: Kurrë bukur të luash pak! Milani s’ka presion, Giroud i madh

by admin
Spread the love

Alexis Saelemaekers, mesfushori belg i Milanit, kohët e fundit ka luajtur pak dhe sërish ai nuk bën polemika. Anësori i krahut të djathtë ka dolur për “ElevenSports.be” dhe nuk i shmanget edhe objektivit titull, si dhe thur elozhe për Olivier Giroud.

“Nuk është kurrë bukur të luash pak, por e dimë që mund të ndodhin gjëra pak pozitive. Dalëngadalë, duke punuar shumë në stërvitje, do të rikthehem të luaj më shumë. Është një moment, por mbetem i fokusuar. Kur të më vijë mundësia do ta marr me të dyja duart.

A kam folur me Piolin për këtë? Jo, sepse për mua janë zgjedhje që ai bën. Ai duhet të menaxojë një grup pune. Ne jemi të parët në kampionat, pranoj konkurrencën dhe përpiqem të bëj më të mirën për të rifituar vendin tim në fushë.

“Titulli? Nuk e ndjejmë presionin. Tani për tani jemi të parët dhe duhet të vazhdojmë këtë rrugë, me këtë besim, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Në çdo rast duhet të japim 200 %, që të përpiqemi të fitojmë diçka. Kemi bërë dy vite mirë dhe Milani është kthyer ku e meriton të jetë. Mendoj se ky grup mund ta rikthejë Milanin lart, ndaj duhet të vazhdojmë kështu”.

Giroud? E ndihmova të gjente një apartament kur mbërriti në Milano. Gjithashtu i mësova pak italisht. Kam respekt të madh për Olivier, për karrierën e tij dhe për shumë trofe që ka fituar. Në aspektin njerëzor, ai është një person i jashtëzakonshëm.

Përpiqem të mësoj sa më shumë çdo ditë prej tij. Ai është një model për mua dhe të rinjtë. Ka gjithçka, edhe nga pikëpamja e mentalitetit. Ka bërë shumë në karrierë dhe vazhdon të bëjë. Ai i tregoi gjithë botës se kush është, sot ai është një emër i madh në botën e futbollit”, tha Saelemaekers. / oversport.tv

You may also like