Sadiku: Shpresoj të arrihet marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Zëvendskryesusi në komunën e Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se shpreson që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sadiku thotë janë të lodhur nga tensionet, derisa shtoi se me arritjen e marrëveshjes shpreson të rikthehet normaliteti, njofton Klankosova.tv.

“Duhet qetësi, normalitet, të gjitha këto ngjarje duhet të shihen nga një kënd tjetër, jemi definitisht afër një zgjidhje të problemeve, të cilat kanë qenë ndër vite”, është shprehur Sadiku.

“Shpresoj se do të arrihet marrëveshja dhe të kthehet normaliteti, po flas definitivisht për një marrëveshje finale, jemi të lodhur, flas me kompetencë të plotë”, shtoi ai.

“Nga gjithë këto ndodhi zoti po na ruan, nuk po ka pasoja, as te populli, as te organet e rendit, janë skena shqetësuese, ka ardhur momentit që të kemi marrëveshje përfundimtare, që shkon në favor të gjitha komuniteteve”.

You may also like