Sadiku: Kryetarët e rinj në veri nuk marrin vendime të mëdha (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në Mitrovicë të Veriut gjithçka është gati që nesër të mbahet ceremonia dhe të bëhet betimi i kryetarit të ri, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca është paralajmërur të mbahet nga ora 11:00.

Zëvndës kryesuesi i asamblesë komunale në Mitrovicë të Veriut, Skender Sadiku, deklaroi se kryetarët e komunave nuk merren me çështje madhore, por merren me çështje të qytetarëve.

“Realisht, kryetarët e komunave nuk kanë mandat të merren me çështje të mëdha, pra kanë me u marr me kanalizim, me ujësjellës, me çështje të cilat janë jetike. Për çështjet më madhore është qeveria”, deklaroi ai për Shqip.

Sipas Sadikut, asambletë komunale monitorohen dhe hyjnë nën sitën e ministrisë së Administratës Publike.

“Ne jemi komod në vendimet tona pasi këto shkojnë në sitën e qeverisë edhe nuk na lënë të, kushtimisht e them -të gabojmë, pasi është sistemi i tillë i ndërtuar dhe kjo është e mira e kësaj”, përfundoi ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like