Sa të vërteta janë akuzat e DASH për Berishën? Përgjigjet Basha: Në raportin tonë ka ndryshuar vetëm një gjë

by admin
Spread the love

Në një intervistë televizive, kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë mbi vendimin e DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe se nuk do ta komentoj.

Basha: Qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk jam unë që e komentoj këtë vendim. Vendimi është marrë pas një seri ngjarjesh. Bindja ime ka qenë dhe mbetet kjo: Interesi as i Sali Berishes dhe as i Lulzim Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe PD-së. Kam marrë vendimin më të vështirë. Heqja e përgjegjësisë nga vetja ishte më e lehtë. Kam marrë vendimin me kostot më të larta. Nuk kam ndërmend të pështyj në asgjë të përbashkët në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Kemi patur arritje për Shqipërinë. Kemi pasur dhe ne problemet tona. Ajo që ka ndryshuar është domosdoshmëria për ruajtjen e raportit me SHBA-të.

You may also like