Sa të larta janë gjobat për ata që punojnë të dielën? Flasin nga Inspektorati

by admin
Spread the love

Inspektorët e Punës dje ishin në terren dhe po kontrollonin nëse respektohet Ligji për marrëdhënie pune që po e definon ditën e diel si ditë jopune për 92 për qind të punëtorëve.

Drejtorja e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska në deklaratë thekson se të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe punojnë gjatë ditës së sotme do të shqiptohen masa.

Instruktorët janë në terren dhe ne para se të gjithash punojmë në mënyrë edukative, varësisht nga situata, megjithatë për të gjithë ata që do të shkelin ligjin do të ketë sanksione”, tha Simevska.

Ajo thekson se gjoba është prej 800 deri 10.000 euro për personat juridik, ndërsa për personat fizik nga 50 deri 500 euro.

You may also like