Sa shumë gola në vitin kalendarik 2023, Lautaro Martinez i lë “targën” Vierit dhe Militos

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez po kalon një moment spektakolar te Interi. Ylli argjentinas shënoi golin e parë në triumfin 0-2 ndaj Lacios në “Olimpico”.

Ky ishte realizimi i 9-të në transfertë në Serinë A, për kapitenin zikaltër, i cili nuk kishte bërë kurrë më mirë në një sezon të vetëm në ligën italiane në transfertë, teksa në sezonet 2021/22 dhe 2022/23 realizoi vetëm 9 gola në transfertë ndërkohë që këtë edicion 9 gola në transfertë i ka realizuar në gjysmën e rrugës.  

Një fakt tjetër interesant ka të bëjë me golat në një vit kalendarik, teksa ky ishte i 29-ti për Lautaro Martinez, i cili parakaloi Militon dhe Vierin me nga 28 gola, për sa i përket realizimeve në një vit kalendarik që nga viti 2000. Vërtet i jashtëzakonshëm ylli argjentinas.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like