“Sa shpejt fluturon koha”, Einxhel publikon fotot me partnerin kur mori lajmin se ishte shtatzënë

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Dj Dagz janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar e sigurisht edhe më të dashur të publikut shqiptar. Të gjithë e njohim tashmë historinë e tyre të dashurisë, që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku dyshja ishin banorë.

Mirëpo, tashmë çifti ka kaluar në një tjetër stad. Brenda pak muajsh, ata nuk do të jenë më vetëm dy, por tre. Einxhel dhe Dj Dagz po presin të bëhen prindër të një djali për herë të parë, teksa duket se çifti po e shijojnë shumë këtë periudhë të ëmbël për ta.

Einxhel dhe Dj Dagz janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale dhe postojnë momente nga jeta e tyre e përditshme, nga kudo ndodhen. E pak orë më parë, vetë moderatorja ka publikuar disa foto nga momenti i parë me partnerin, kur ata zbuluan se Einxheli ishte në pritje të ëmbël.

‘Sa shpejt fluturon koha kur je e lumtur. Duket si dje kur e zbuluam dhe tani po të presim ty.” – shkruan moderatorja e njohur krahas fotove, në të cilat shfaqet shumë e lumtur me Dagz. E pyetur disa ditë më parë se sa muajshe shtatzënë është, Einxhel Shkira nuk ka e treguar, duke thënë:

“Kur vjen puna tek shtatzënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi”- është shprehur Einxhel Shkira në rrjete sociale.

You may also like