Sa janë të sigurt qytetarët nëpër qendrat tregtare pas sulmit në “East Gate” në Shkup?

by admin
Spread the love

Të shtëna me armë dy ditë më parë në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup shtron pyetjen nëse qytetarët janë vërtet të sigurt nëpër hapësira të tilla publike, shkruan portali “Lokalno“.

Në opinion përmendet mundësia e skanerëve në vetë hyrjet e qendrave tregtare, madje edhe posedimi i armëve të zjarrit nga pjestarët e sigurimit.

Sipas profesorit universitar të sigurisë, Aleksandar Nacev, rishfaqja e ngjarjeve të fundit në qendrën tregtare “East Gate” tregon se siguria në kryeqytet nuk është në nivel të kënaqshëm dhe deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme se është marrë me grupe të ndryshme kriminale rezulton të jetë jo shumë e vërtetë.

“Dje pamë se në mes të ditës në një qendër tregtare të ngarkuar, një tentativë e pacipë për vrasje dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Kjo shtron pyetjen nëse masat duhet të rriten në qendrat tregtare. Tani që MPB-ja nuk mund të na mbrojë, të shohim nëse vetë qendrat tregtare, me sigurinë e tyre, mund të rrisin sigurinë e konsumatorëve dhe njerëzve që lëvizin në to”, thotë Nacev në një bisedë për “Lokalno“.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale. Ai bëri të ditur është formuar shtabi i posaçëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme që po punon në zbardhjen e rastit pas sulmit me armë ndaj Rade Trajkovski Shteklit dhe një personi tjetër të plagosur. Kjo është hera e dytë pas tre muajve që Shtekli vihet në shënjestër të njerëzve të armatosur në të njëjtën qendër tregtare.

You may also like