Ruzhdi Matoshi e lavdëron BDI-në, e akuzon opozitën shqiptare

by admin
Spread the love

Ish deputeti Ruzhdi Matoshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka komentuar situatën e krijuar politike në vend.

Ai ka shkruar se shqiptarët në RMV nuk duhet të bëjn gabime strategjike.

Ja statusi i tij:

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk duhet të bëjnë gabime strategjike duke u ulur në prehër të politkës së pareformuar të subjektit politik maqedon pa plateformë të qartê se çka dëshirojnë. Përndryshe në diplomaci kjo lexohet si “kurveri politike dëshirash ditore”
Poltika amerikane pranon kontinuitetin dhe suksesin edhe kur fiton edhe kur humbë në këtë kontekst ata vazhdojnë të respektojnë sovranin e tyre. Ne çka respektojmë dhe çka kemi si platformë? Nuk dimë se çfarë platëforme përkrahim vetem qê të bëhemi vazal të dikujtë.
Përderisa BDI nga zgjedhjet lokalet fitoj 125 000 vota dhe kanë program të qartë për Koridorin 8 dhe ingranimin e firmes amerikane Bechtel , Rrugën Prizren – Tetovë, Lidhjen hekurudhore me Shqipërinë, dhe më thoni çka kanë opozita?

Opozita me veprimet e veta kuturu munden vetem ta rrisin BDI dhe Ali Ametin në përmasa shumë më të mëdha se deri tani.
Opozita duhet të shprehë lidership dhe të përçojë dëshirat e elektoratit për më mirë për ndryshe do përfundoj në prehërin e eshtabilishmentit politk maqedon dhe kjo për popullin shqiptarë do të jetë shumë e rëndë dhe do ta paguajmë shumë shtrenjtë.

You may also like