Rustemi: Vendosëm bankina mbrojtëse në rrugën Saraj – Zhelinë – FOTO

by admin
Spread the love

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kujdeset për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, dhe në këtë drejtim ndërmerr aktivitete për përmirësimin e sinjalizimit në akset rrugore. Aktualisht po zhvillohen aktivitete në rrugën rajonale R1206, drejtimi rrugor Saraj – Karpallak ku në afërsi të fshatit Bojanë vendosen edhe bankina mbrojtëse.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi bashkë me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, inspektuan punimet që zhvillohen për vendosjen e sinjalizimit rrugor në këtë rrugë rajonale.

Punimet për realizimin e këtij projekti duhet të përfundojnë gjatë muajit Prill, 2024. Vlera e marrëveshjes është mbi 21 milion denarë dhe me të është paraparë të vendoset edhe sinjalizimi rrugor në rrugën Zhelinë – Tetovë e cila është pjesë e rrugës rajonale.

You may also like