Ruskovska dorëzon kandidaturën për Shefe të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

by admin
Spread the love

Ish Prokurorja e Krimeve, Villma Ruskovska ka informuar  se  përsëri ka dorëzuar kandidaturën për shefe të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit. Kjo kandidaturë e Ruskovskës vjen pasi që e njejta është shkarkuar  nga kjo detyrë,  pas kallëzimit penal që i bëri ish drejtori i policisë financiare  Arafat  Muarremi.

VILLMA RUSKOVSKA-ISH PROKURORE PËR NDJEKJE TË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

“Po, dje e kam dorëzuar paraqitjen. Pres që kolegët në mënyrë absolute të më mbështesin dhe të votojnë për mua.

Ish Prokurorja Ruskovska,  deklaroi se  ajo më herët ka pasur kërcënime dhe presione nga ish pushteti.

VILLMA RUSKOVSKA-ISH PROKURORE PËR NDJEKJE TË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

“Meqë jam e suspenduar, nuk i kam kushtuar rëndësi kërcënimeve, nuk i kam raportuar kërcënimet, kam menduar se nuk ka nevojë”.

Ruskovska, sot ishte në Prokurorinë Themelore Shkup, ku  ka  dëshmuar si e dyshuar, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

VILLMA RUSKOVSKA-ISH PROKURORE PËR NDJEKJE TË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

“Rasti është nën hetim, unë jam marrë në pyetje si i dyshuar. Procedurën e shoh si presion, me futjen e procedurës disiplinore, kallëzimin penal”.

Përndryshe, Ruskovska beson se kjo procedurë për të është siç tha ajo, presion dhe mesazh për të gjithë prokurorët,  që të njejtit të  kenë kujdes se kujt i drejtojnë veprimet e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like