Rusia zgjeron listën e vendeve jo miqësore, mes tyre edhe Greqia me Kroacinë

by admin
Spread the love

Greqia, Danimarka, Sllovenia, Sllovakia dhe Kroacia cilësohen nga presidenti Putin shtete që ndërmarrin veprime jomiqësore kundër kompanive dhe qytetarëve rusë.

Dekreti u firmos mëngjesin e së premten nga kryeministri rus Mikhail Mishustin.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadat e shteteve të përmendura, duhet të ulin numrin e anëtarëve të stafit.

Greqia nuk mund të ketë më shumë se 34 anëtarë të stafit, Danimarka 20, Sllovakia 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk do të lejohen që të punësojnë shtetas rusë në misionet diplomatike dhe konsullatat.

Gjatë marsit, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin  Ukrainës Vladimir Putin, urdhëroi krijimin e një liste “të shteteve jomiqësore”.

Në këtë listë me 48 shtete bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Shqipëria, Zvicra, Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut.

You may also like