Rusia shpall “non grata” Boris Johnson për shkak të qëndrimit “armiqësor”

by admin
Spread the love

Rusia i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe disa ministrave që bëjnë pjesë në kabinetin e tij qeveritar.

Sipas Rusisë, ky vendim vjen për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë, shkruan BBC.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë të tjerë të lartë ndalohen gjithashtu që të hyjnë në territorin rus.

Në muajin mars, Moska mori një vendim të ngjashëm edhe kundër presidentit amerikan Joe Biden.

Kryeministri Boris Johnson zhvilloi një takim në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, më 10 prill.

Johnson konfirmoi mbështetje të mëtejshme ekonomike për Ukrainën, duke i çuar garancitë totale të huasë në Mbretërinë e Bashkuar në 770 milion paund.

You may also like