Rusia reagon për ndihmën e Britanisë për Ukrainën, do të dërgojë regjiment të ri në Krime

by admin
Spread the love

Rusia tha të mërkurën se në fillim të dhjetorit do të dërgojë një regjiment të ri parashutistësh në Krimenë e aneksuar dhe u ankua për marrëveshjen britanike për përforcimin e forcave detare të Ukrainës, duke thënë se një gjë e tillë tregon se aktivitetet ushtarake britanike po zgjerohen afër kufijve të Rusisë.

Ushtria ruse tha se do ta vendosë regjimentin e ri në gadishullin që Rusia e aneksoi nga Krimea në vitin 2014, duke kompletuar një riorganizim të forcave të përmendur nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në mars të këtij viti, raportoi agjencia e lajmeve, Interfax.

Njëkohësisht, Moska u ankua për kornizën e marrëveshjes sipas së cilës Ukraina do të përdorë financa britanike për përforcimin e kapaciteteve detare, duke i mundësuar blerje të raketave dhe anijeve me raketa dhe një bazë detare në Detin Azov, shkruan Reuters.

“E shohim këtë fakt si dëshminë më të fundit praktike të rritjes së aktivitetit ushtarak britanik në shtetet që kufizohen me Rusinë, posaçërisht Ukrainën”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në konferencën javore për gazetarë.

Në anën tjetër, Ukraina dhe vendet e NATO-s kanë shprehur shqetësim në lidhje me lëvizjet e trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, por Moska e ka akuzuar Kievin, Uashingtonin dhe aleatët e tyre për sjellje destabilizuese, përfshirë rajonin e Detit të Zi.

This post was published on 2021-11-18 8:55 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like