Rusia paralajmërim të fortë NATO-s: Nëse dërgohen armë në Ukrainë…

by admin
Spread the love

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj NATO-s kundër dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

“Ne do ta shohim çdo mjet transporti të NATO-s që arrin në territorin e vendit që mban armë ose pajisje për ushtrinë ukrainase si një objektiv legjitim për shkatërrim,” thotë ai, cituar nga media shtetërore ruse.

Ai akuzon NATO-n dhe aleatët e saj se po vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë.

SHBA dhe shtete të tjera perëndimore kanë nisur armatime në Ukrainë në mbështetje të luftës së saj kundër pushtimit rus. Mbretëria e Bashkuar premtoi të martën 300 milion £ (376 milion dollarë) pajisje, duke përfshirë pajisjet një sistem radar, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.

Rruga Press

You may also like