Rusia merr kontrollin e centralit bërthamor

by admin
Spread the love

Një zjarr i madh shpërtheu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainës, pas bombardimeve nga forcat ruse.

Zjarri rrezikoi vendet e reaktorëve bërthamorë, por ndërhyrja në kohë e ekipeve ukrainase të emergjencës bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Ky termocentral bërthamor është më i madhi në Europë, ndërsa Perëndimi e konsideroi veprim të pamatur dhe akt të tmerrshëm bombardimin nga ana e Rusisë.

Pas shuarjes së zjarrit, autoritetet ukrainase thonë se forcat ruse tashmë kanë kontrollin e centralit bërthamor. Personeli vazhdon të punojë dhe të monitorojë të gjithë situatën, raporton nga autoritetet e Ukrainës.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi i pamatur i Rusisë mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës.

Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sulmet e tmerrshme nga Rusia duhet të ndalojnë menjëherë.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s është më i madhi në Europë.

You may also like