Rusia konfirmon se nuk do të zgjasë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi

by admin
Spread the love

Rusia ka njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në se është kundër zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi.

Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas, një produkt thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës. Megjithatë, me përfundimin e saj ditën e sotme, Rusia sinjalizoi se nuk do të lejonte një zgjatje pasi ajo nuk kishte asnjëlloj përfitimi në atë marrëveshje.

Moska ka kërkuar që të hiqen pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave, dhe shpesh herë ka shprehur ankesa për mospërmbushjen e pikave të saj të marrëveshjes. Disa orë përpara se Rusia të konfirmonte se po i jepte fund marrëveshjes, u raportuan shpërthime në urën e Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë.

Kremlini tha se ndërprerja e marrëveshjes, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, nuk kishte asnjë lidhje me sulmin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në vend të kësaj tha se pjesët e paketës në lidhje me Rusinë nuk u përmbushën – dhe se marrëveshja do të kthehej vetëm kur ato të korrigjoheshin.


Top Channel

You may also like