Rusia ironizon me krizën në Britani: Po ikin miqtë e Kievit, presim lajme nga Gjermania dhe Polonia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reagime ironike erdhën nga Rusia për krizën politike në Mbretërinë e Bashkuar. “Shpresojmë që persona më profesionistë në gjendje të marrin vendime përmes dialogut të vijnë një ditë në pushtet në Britani të Madhe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se raportet mes Rusisë dhe kryeministrit Boris Johnson janë të ndërsjella: “Ai nuk na pëlqen ne, po ashtu edhe ne nuk e pëlqejmë atë”, u shpreh Peskov. Lidhur me dorëheqjen reagoi dhe Dmitri Medvedev, zëvendës presidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

“Po largohen miqtë më të mirë të Ukrainës. ‘Fitorja është në rrezik!’”, tha ai me sarkazëm. Ish presidenti rus shtoi se kriza politike është rezultati logjik i arrogancës britanike dhe i politikës mediokre.

Reagimi i tij përfundon me një shënim: “Presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Baltikut”, shkruan Medvedev në deklaratën e tij të publikuar në telegram.

Rruga Press

You may also like