Rusia dyshohet se po planifikon referendum, Zelensky thirrje banorëve: Bëni kujdes, mos jepni të dhënat tuaja ushtarëve rus

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se planifikon të “falsifikojë” një referendum për pavarësinë në rajonet jugore të pushtuara pjesërisht të Kherson dhe Zaporizhia.

Sipas Frnace 24, në një video-mesazh të enjten në mbrëmje, Zelenskyy ju kërkoi banorëve të zonave të pushtuara që të mos japin asnjë informacion personal, si numrat e pasaportës së tyre, për forcat ruse.

“Kjo nuk është për t’ju ndihmuar… Kjo ka për qëllim të falsifikojë të ashtuquajturin referendum për tokën tuaj, nëse vjen një urdhër nga Moska për të organizuar një shfaqje të tillë. Ky është realiteti. Beni  kujdes,”-tha Zelensky.

Kiev në fillim të marsit akuzoi Moskën për planifikimin e një referendumi në Kherson të ngjashëm me një anketë të vitit 2014 në Krime, në të cilin një numër dërrmues banorësh votuan për t’u bashkuar me Federatën Ruse.

Ky votim, i cili u zhvillua pas një pushtimi rus të rajonit, u dënua si i paligjshëm nga qeveria e Ukrainës dhe Perëndimi.

Territoret lindore pro-ruse të Donetskut dhe Luganskut shpallën gjithashtu pavarësinë pas referendumeve të denoncuara si të paligjshme nga komuniteti ndërkombëtar.

“Asnjë Republikë Popullore Kherson nuk do të ekzistojë. Nëse dikush dëshiron një aneksim të ri, ai mund të çojë vetëm në sulme të reja të fuqishme sanksionesh ndaj Rusisë”-tha Zelensky.

Kherson ishte qyteti i parë i madh që ra në duart e forcave ruse pas pushtimit të tyre në Ukrainë më 24 shkurt. Në veri, ushtria ruse kontrollon gjithashtu një zonë të gjerë që rrethon qytetin e Zaporizhia, i cili mbetet në duart e Ukrainës.

Rruga Press

You may also like