Rusia bombardoi spitalin në Mariupol, vjen reagimi i fortë i ministres Xhaçka

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar sulmin e Rusisë mbi spitalin në Mariupol, ku sipas autoritete të Ukrainës raportohet për shumë të vdekur, teksa nën gërmadha kanë mbetur edhe fëmijë.

Me një postim në Twitter, Xhaçka e konsideron sulmin ‘barbar’, teksa shton se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Po ashtu Xhaçka shton se ka udhëzuar ekipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

“Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë . Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, shkruan Xhaçka.

You may also like