RUSI – Putini përsërit kushtet për t’i dhënë fund “operacionit ushtarak” në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKË, 1 mars/ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti sot se qeveria në Kiev duhet të njohë “republikat popullore” të Luhanskut dhe Donetskut si kusht për përfundimin e operacionit ushtarak në Ukrainë, sipas Kremlinit.

“Gjithashtu, Kievi duhet të njohë sovranitetin e Rusisë mbi gadishullin e Krimesë të Detit të Zi dhe të angazhohet për të hequr dorë nga armët bërthamore në të ardhmen”, njoftoi Kremlini.

“Përveç kësaj, Ukraina miqësore me Perëndimin duhet të çmilitarizohet dhe të miratojë një status neutral”, sipas deklaratës.

Kjo ishte deklarata e parë e këtij lloji pasi përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë zhvilluan bisedimet e paqes në Bjellorusi të hënën. Takimi i parë përfundoi pa arritur ndonjë progres. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like