RUSI-Putin: Tërhiqemi nëse plotësohen kushtet e vendosura që nga fillimi i konfliktit

by admin
Spread the love



MOSKË, 4 mars /ATSH- DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se ai është i gatshëm të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij, por vetëm nëse plotësohen kushtet e vendosura që nga fillimi i konfliktit.

Putin i tha Scholz se ai ‘’është i gatshëm të bisedojë me këdo që dëshiron lirinë në Ukrainë, me kusht që të plotësohen të gjitha kërkesat ruse”.

Këto kërkesa, të cilat Putini i ka përsëritur, përfshijnë: “çmilitarizimin” e Ukrainës, një status neutral dhe jo-bërthamor për Ukrainën,  njohja ndërkombëtare e aneksimit rus të gadishullit të Krimesë në vitin 2014, dhe sovranitet për rajonet separatiste ukrainase të Luhanskut dhe Donetsk.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha fton durrsakët të votojnë PD-në: Derdhni heshtjen në qendrat e votimit
Artikulli tjetërDPSHTRR solidarizohet me Ukrainën


You may also like