RUSI – Putin pezullon procedurën e thjeshtuar të vizave për qytetarët evropianë

by admin
Spread the love



MOSKË, 4 prill /ATSH-DPA/ Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për pezullimin e procedurës së thjeshtuar të vizave për qytetarët nga vendet e Evropës Perëndimore.

Dekreti përfshin pjesëmarrës të delegacioneve zyrtare dhe gazetarë.

Kremlini e justifikoi vendimin duke cituar “veprimet jomiqësore të BE-së dhe një sërë shtetesh të tjera”. Përveç shteteve të BE-së, rregullorja prek Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shumica e shteteve evropiane kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për Rusinë, ndërsa disa shtete të Shengenit, duke përfshirë vendet baltike dhe Republikën Çeke, gjithashtu kanë ndaluar lëshimin e vizave për rusët, përveç rasteve humanitare. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKQZ miraton mandatin e deputetit të Pandeli Majkos


You may also like