RUSI – Putin: Objektivat e paprekura nga raketat tona do të rigoditen

by admin
Spread the love

MOSKE, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Objektivat e mbetura të paprekura nga breshëria e raketave ruse në Ukrainë këtë javë do të riorientohen, paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin edhe pse një kundërofensivë ukrainase u bëri thirrje rusëve të iknin në jug.

Raketat ruse goditën një sërë objektivash ukrainas këtë javë, si hakmarrje për një sulm fundjavën e kaluar në një urë që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë, për të cilën Rusia pretendon se ishte vepër e ukrainasve ku 20 persona humbën jetën.

Putin vuri në dukje se shtatë nga 29 objektivat “nuk janë dëmtuar siç është parashikuar nga ministria e Mbrojtjes, por sulmet do të rinovohen.”

Presidenti rus nuk specifikoi se cilat objektiva dhe tha se aktualisht nuk janë planifikuar sulme të mëtejshme në shkallë të gjerë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBM – Jeremy Hunt emërohet ministri i ri i Financave

You may also like