RUSI – Putin: Nord Stream 2 duhet të fillojë të funksionojë

by admin
Spread the love



MOSKË, 15 shkurt /ATSH-DPA/- Pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin tha se gazsjellësi Nord Stream 2 duhet të fillojë të funksionojë.

“Tubacioni siguron sigurinë energjetike të Evropës”, tha Putin, duke iu referuar si një projekt thjesht ekonomik dhe miqësor ndaj mjedisit, pa ” ngjyrime politike”.

Në të njëjtën kohë, PutinI shprehu gatishmërinë e tij për të përdorur Ukrainën si një vend tranziti për dërgesat e gazit në Evropë përtej vitit 2024 nëse do të ishte e nevojshme në Perëndim.

Ukraina ka frikë nga humbje të mëdha financiare nëse nuk përdoret më si vend tranzit pasi Nord Stream 2 të fillojë të transportojë gazin rus direkt në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVARSHAVË – Agjencia kufitare e BE-së: Rritet numri i kalimeve të paligjshme në janar
Artikulli tjetërBasha: Ndarja e re territoriale, domosdoshmëri urgjente


You may also like