RUSI – Lavrov: Takim tripalësh për çështjen siriane

by admin
Spread the love

MOSKË, 18 janar /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov njoftoi një takim me homologët e tij nga Ankaraja dhe Damasku për të diskutuar çështjen e Sirisë.

“Turqia, siç e dini, është në favor të normalizimit të marrëdhënieve me Damaskun”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp.

“Rusisë i është kërkuar të ndërmjetësojë mes dy fqinjëve. Kjo është arsyeja pse po organizohet takim i ministrave të Jashtëm”, tha Lavrov.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Damaskut konsiderohen të tensionuara.

Turqia mban nën kontroll, pjesërisht, rajonet kufitare në veri të Sirisë dhe mbështet rebelët në luftën civile siriane.

“Një nga problemet më të mëdha është Idlibi. Turqia duhet të ndajë forcat proturke nga Fronti Nusra, të cilin Moska dhe Damasku i klasifikojnë si terroristë”, tha Lavrov.

“Patrullat e përbashkëta turko-ruse përgjatë autostradës kryesore për në Alepo, gjithashtu nuk kanë funksionuar deri më tani”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like